Një nga ngjarjet që kanë tronditur botën është njohja e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, shkruan portali arbesh.info.
Me fjalët “Sot, më në fund, e pranojmë atë që është tejet e qartë, se Jerusalemi është Kryeqytet i Izraelit. Kjo s’është as më shumë e as më pak se një njohje e realitetit, është gjithashtu gjëja e drejtë për t’u bërë dhe një gjë që duhet të bëhet patjetër ” Presidenti amerikan Donald Trump e ka njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit duke nxitur menjëherë tensionet në regjione dhe reagime të shumta të liderëve botëror e fetarë.
Si shkak i vendimit të Trump, Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka kërkuar që ambasadorja Nikki Haley ta arsyetojë vendimin e Trump.
Ajo ka thënë që kjo çështje është përgatitur të ndodhte që nga viti 1995 kur Kongresi i SHBA-ve kishte pranuar që ambasada amerikane në Izrael duhet të jetë në Jerusalem. Ajo ka shtuar që ky vendim i Trump shtynë përpara procesin e paqes të cilin të dyja vendet po mundohen ta arrijnë prej vitesh. Haley nuk ka përmendur në cilën pjesë të Jerusalemit do të zhvendoset ambasada amerikane, por ka treguar që kjo mbetet të vendoset nga qeveria e atjeshme.
Ndërkohë Washinton Post tregon se në vitin 1995, gjatë mandatit të Bill Clinton ishte miratuar amendamenti që Jerusalemi të bëhet kryeqytet edhe i Izraelit edhe i Palestinës, me kusht që ky ligj të shikohet çdo 6 muaj nga presidenti dhe kabineti i tij për politikë të jashtme.
Nga ana tjetër e botës, pra në Palestinë, kanë nisur debate të ashpra dhe protesta të dhunshme nga ku 30 persona dhe disa liderë politikë palestinezë janë arrestuar nga policia izraelite që në ditët e para të protestave të cilat ende po vazhdojnë.
E para që ka reaguar ashpër kundër vendimit të Trump ka qenë Federica Mogherini, e cila është takuar në Bruksel me Sekretarin e Shtetit Rex Tillerson ku ka thënë pikërisht fjalët që ishin shkruar në amendamentin e Kongresit amerikan në vitin 1995, pra që Jerusalemi do të jetë kryeqytet i të dyja vendeve, ka raportuar Al Jazeera.
Në të njëjtën javë, Mogherini është takuar edhe me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili ka thënë se shpreson që me kohë, të gjitha vendet e Evropës, do ta njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe t’i bartin atje ambasadat e tyre. Ai ka shtuar që edhe qeveria edhe ministritë janë aty, pse të mos jenë edhe ambasadat?!
Pjesa tjetër e liderëve, sidomos ata islamikë, e kanë pritur tejet ashpër lajmin për njohjen e Jerusalemit.
Që pas Deklaratës së Trump, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka thënë që nëse një gjë e tillë ndodh, Turqia do t’i shkëput të gjitha marrëdhëniet me Izraelin. Në ditët që pasuan Presidenti turk ka organizuar samitin e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) në të cilin fillimisht i ka kritikuar liderët islamikë që kanë treguar dobësi ndaj vendimit të Trump dhe pastaj ka ndikuar që Jerusalemi, të paktën Jerusalemi Lindor, të shpallet si Kryeqytet i Palestinës duke e hedhur poshtë tërësisht vendimin ekzekutiv të Trump.
Pas samitit liderët arabë kanë deklaruar që do të ishin të gatshëm të kundërpërgjigjen edhe me sulme ushtarake ndaj okupimit izraelit të Jerusalemit.
Edhe udhëheqësit e tjerë evropianë kanë reaguar kundër vendimit të Trump.
Gjatë samitit “One Planet” që u mbajt në Paris, në një intervistë për CBS, Macron ka treguar që përmes telefonit i ka thënë Presidentit Trump që po bënë një veprim të nxituar dhe se njohja e Jerusalemit do të shkaktonte trazira dhe do ta shkatërronte procesin e paqes mes dy vendeve të përfshira.
Papa Françesku ka bërë apel urgjent që të respektohet status kuoja në lidhje me njohjen e Jerusalemit.
Stephane Dujarric, zëdhënës i Këshillit të kombeve të Bashkuara ka thënë që gjithçka duhet të shkojë në Koordinim me vendet Evropiane dhe palët e përfshira në konflikt, shkruan The New York Times.
Kurse Ministri i jashtëm gjerman Sigmar Gabriel dhe kryeministrja britanike Theresa May kanë thënë që qëndrimi i këtyre shteteve nuk ka ndryshuar dhe e mbështesin idenë që Jerusalemi të jetë kryeqytet i të dyja vendeve. Ata e kanë quajtur Jerusalemin si element kyç të paqes në rajon.
Ndërkohë kriza nuk ka përfunduar ende dhe nuk dihet se si mund të përfundojë kjo histori… me luftë religjioze ndoshta?!/RronaJaka/Arbesh.info/
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...
Hoti: Serbia nuk dëshiron zbatimin e deklaratës për të zhduk...
Haradinaj beson në lirimin e bashkëluftëtarëve që po gjykohe...
Një bullgar i akuzuar për spiunazh për Rusinë “kishte diskut...
Xheneta ngacmon Drilonin teksa pastronte në kuzhinë, pastaj ...
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...