Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka biseduar me homologun e tij rus, Vladimir Putin, ku është diskutuar mbi situatën e fundit në lidhje me njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit.
“Daily Sabah” shkruan duke cituar burime nga presidenca turke, se të dyja palët thanë se kanë të njejtin mendim mbi çështjen dhe përsërisin se stabiliteti do të ndikohet negativisht nga vendimi i Trump, transmeton portali arbresh.info
Jerusalemi mbetet në thelb të konfliktit Izraelit dhe Palestinës, pasi palestinezët shpresojnë se Jeruzalemi Lindor, tani i pushtuar nga Izraeli, mund të shërbejë si kryeqytet i një shteti të ardhshëm palestinez.
Gjatë fushatës parazgjedhore Trump kishte premtuar se do të njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?