Google ADS

Jep dorëheqje sekretari i mbrojtjes në Britaninë e Madhe

20:51 | 1 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Michael Fallon ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij si sekretar i mbrojtjes në Britani të Madhe.

Ai ka pranuar se sjelljet me motive të ulta në të kaluarën mund të ndikojnë në pozitën e tij qeverisëse, transmeton portali arbresh.info

Dorëheqja e tij vjen në mes të “stuhisë” që ka kapluar Parlamentin anglez, për ngacmime seksuale.

Fallon ka pranuar se ka ngacmuar seksualisht një gazetare. Ai këmbënguli se ka kërkuar falje për incidentin para 15 vitesh dhe se si dhe gazetarja e kanë konsideruar rastin çështje të mbyllur./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme