Ministrja britanike për Zhvillimin Ndërkombëtar, Priti Patel, ka dhënë dorëheqjen për shkak të takimeve të fshehta me politikanë të lartë izraelitë në muajin gusht.
Patel, anëtare e Partisë Konservatore është thirrur nga Downing Street dhe u detyrua të ndërpresë një udhëtim në Uganda pas shpërthimit të skandalit nëpër mediat britanike, transmeton portali arbresh.info
Mënjëherë pas kësaj nisën thirrjet për largim, pasi ajo kishte rekomanduar që paratë nga zyra e saj t’i jepeshin “operacioneve humanitare” të ushtrisë izraelite në zonat e pushtuara të Golanit.
Ndër politikanët Patel u takua gjatë vizitës së saj në Izrael, përfshirë kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe Yuval Rotem, i cili kryeson ministrinë e jashtme të Izraelit./arbresh.info/
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit