Jep dorëheqje Presidenti i Bolivisë

22:38 | 10 Nëntor 2019
Trina Galanxhi

Presidenti i Bolivisë, Evo Morales ka dhënë dorëheqje.

Dorëheqja e tij vjen menjëherë pasi shefi i ushtrisë dhe komandanti i policisë i kërkuan atij që të lëshojë pozitën udhëheqëse, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info

Bolivia ishte e përfshirë në protesta që nga rizgjedhja e diskutueshme e Morales gjatë muajit të kaluar.

Vëzhguesit ndërkombëtarë thirrën që rezultati i zgjedhjeve të anullohej, duke thënë se ata gjetën “manipulime të qarta” të rezultateve të zgjedhjeve të 20 tetorit.

“Unë jap dorëheqje nga pozita ime si President”, tha Morales gjatë një fjalimi televiziv.

Ai ishte vënë në një presion të madh për dorëheqje, pasi disa nga aleatët e tij politikë e braktisën, duke përmendur frikën për sigurinë e familjarëve të tyre./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme