Ministrja e mbrojtjes holandeze, Jeanine Hennis-Plasschaert, ka dhënë dorëheqje pasi ministria e saj mbart përgjegjësinë për të incident në Mali, ku mbetën të vrarë dy ushtarë.
Hennis-Plasschaert, një anëtare e lartë e Partisë Popullore të Lirisë dhe Demokracisë (VVD) të qendrës së djathtë pranoi se ishin bërë gabime kur u blenë, u ruajtën dhe kur u përdorën granatat që ishin pjesë e misionit në Mali, transmeton portali arbresh.info
Ushtarët vdiqën pasi u shpërtheu një granatë.
Bordi Hollandez i Sigurisë (OVV) publikoi një raport javën e kaluar duke thënë se ushtarët, të cilët u vranë në korrik të vitit të kaluar, vdiqën si rezultat i mangësive serioze nga ana e ministrisë së mbrojtjes.
Ministria kishte nisur një hetim mbi misionin kur OVV publikoi draft raportin e saj gjatë verës, ndërsa deputeët kërkuan nga ish-ministrja që të sqarojë pse është vazhduar misioni.
Dorëheqja e saj vjen në kohën kur negociatat për të formuar një qeveri të re në Holandë duket se po hyjnë në fazën e saj përfundimtare./arbresh.info/
“Zarf i zi për Xhenetën”, ja çka shkruan në të!
Presidentja Osmani tregon se si po festojnë brenda shtëpisë
Morën flakë lokalet dhe banesat përreth – policia me detaje ...
Izraeli vret komandantin e Hamasit që udhëhoqi sulmin e 7 te...
Rryma i fiku edhe në Porto Riko, pothuajse i gjithë vendi pa...
Rovena po martohet sonte? Xheneta dhe Vullneti në dyshime, s...