Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias dha dorëheqjen të mërkurën pas një përplasjeje me një koleg kabineti, sipas medias lokale.
Nikos Kotzias thuhet se ishte i pakënaqur që kryeministri Alexis Tsipras nuk e mbështeti atë në një mosmarrëveshje me Panos Kammenos, ministrin e mbrojtjes dhe kreun e partisë së krahut të djathtë grekë, i cili është partneri i vogël i koalicionit, transmeton portali arbresh.info
Sipas Kathimerini, gjatë një takimi të së martës të Kabinetit, Kammenos akuzoi Kotzias për keq menaxhimin e fondeve të ministrisë së jashtme dhe që po financon xhepin e miliarderit George Soros.
Kotzias ishte ministri përgjegjës për negocimin e marrëveshjes me Maqedoninë lidhur me emrin , i cili ka qenë subjekt i një mosmarrëveshjeje prej dhjetëvjeçarësh. Kammenos kundërshton marrëveshjen./arbresh.info/
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...