Kotizas dha dorëheqje pas përplasjeve që pati me ministrin e Mbrojtjes Kamenos
Me falënderime, buzëqeshje dhe me plot emocione u shoqërua sot ceremonia e dorëzimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë nga Nikos Kotzias tek kryeministri Alexis Tsipras, i cili tashmë do të mbajë edhe detyrën e kryediplomatit.
“Po largohem, pasi kam bërë hapin e madh të “maqedonasve” me mbështetjen tuaj, kryeministër. Jam i kënaqur”, tha zoti Kotzias. Siç shihet edhe nga fotot që kanë publikuar mediat greke Kotzias është prekur emocionuar shumë, ndërsa në duar mban edhe një shami.
“Ju nuk largoheni. Gjithmonë do të pres me padurim këshillat tuaja të vlefshme dhe bashkëpunimin tonë të ngushtë”, iu përgjigj Tsipras. Pak ditë më parë Kotizas dha dorëheqje pas përplasjeve që pati me ministrin e Mbrojtjes Kamenos.
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...
Real Madridi gjen më në fund zëvendësuesin e Toni Kroosit, s...
Magjistralja Ferizaj-Prishtinë vërshohet nga uji