Google ADS

Jep dorëheqje lideri de facto ushtarak i Sudanit pas puçit

22:19 | 12 Prill 2019
Arbresh.info

Kreu i këshillit ushtarak të Sudanit ka njoftuar dorëheqjen në një deklaratë në televizionin shtetëror.

Njoftimi i Gjeneralit Awad Ibn Auf u bë pas protestave të dhjetëra mijëra njerëzve në kryeqytetin Khartoum, duke kërkuar tranzicion të udhëhequr nga civilët, transmeton portali arbresh.info.

“Unë, kreu i këshillit ushtarak, njoftoj se po heq dorë nga posti”, tha Ibn Auf, duke shtuar se ai mori vendimin për të ruajtur unitetin e forcave të armatosura.

Ibn Auf tha se gjeneral-lejtnant Abdel Fattah Adelrahman Burhan tani do të kryesojë këshillin kalimtar./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme