Kryetarja e parlamentit norvegjez, Eva Kristin Hansen ka dhënë dorëheqje pasi u zbulua se parlamenti po paguante për apartamentin e saj, pavarësisht se kishte shtëpi pranë Oslos.
Prokurorët e shtetit kanë kërkuar nga policia që të hetojë nëse është kryer mashtrim. Ndonëse nuk thuhet konkretisht se kur po zhvillohen hetimet, Hansen, e cila është një zyrtare e Partisë Laburiste në pushtet, sapo vuri në dukje hetimin, dha dorëheqje, shkruan Forbes transmeton arbresh.info
“Unë nuk mendoj se është e pranueshme që parlamenti të ketë një presidente nën hetimin e policisë. Prandaj e informova kryetarin e partisë dhe drejtuesit se do të jap dorëheqje”, tha ajo, raporton forbes.
Gazeta norvegjeze Anresseavisen raportoi më parë se Hansen e kishte shfrytëzuar falas apartamentin në Oslo, ndërsa në të njëjtën kohë kishte një shtëpi 29 kilometra larg parlamentit.
Theksojmë se parlamenti paguan apartamente të tilla për zyrtarët që jetojnë 40 kilometra ose më larg se Oslo. /arbresh.info/
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...