Kryeministri italian, Guiseppe Conte ka dhënë dorëheqje.
Agjencia Ansa shkruan se kryeministri ua ka kumtuar vendimin e tij në orët e para të mëngjesit anëtarëve të qeverisë, e më pas sipas protokollit kjo zyrtarisht do t’i konfirmohet edhe presidentit të vendit Sergio Matareli, shkruajnë mediat italiane transmeton portali arbresh.info
E derisa nuk formohet qeveria e re, anëtarët aktual në dorëheqje do të kryejnë detyrat e nevojshme. E partitë e qendrës së majtë që deri më tani e kanë përbërë koalicionin qeverisë, janë pajtuar që kryeministri në dorëheqje Conte të formoj edhe qeverinë e ardhshme.
Hulumtimet e bëra tregojnë se Guiseppe Conte është kryeministri më popullor në 20 vitet e fundit, dhe se 46% e të anketuarve duan që ai të vazhdojë dhe të udhëheq me qeverinë.
Zgjedhjet e reja, tani për tani, duken si një opsion pak i mundshëm. /arbresh.info/
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Fenerbahçe interesohet për Muriqin
Qeveria dërgon mbi një milion euro në Luginë, Sinani: Ky fin...
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...
Kurti: Tre milionë euro investim në arsim për Komunën e Mali...
Rrëzimi i aeroplanit në Kazakistan, Rama: Shprehim ngushëlli...