Kryeministri slloven Marjan Sarec tha se ai do të dorëzonte dorëheqjen e tij në parlament dhe bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme, duke thënë se qeveria e tij e pakicës nuk mund të kalojë legjislacion të rëndësishëm.
Koalicioni qeverisës i pesë partive të qendrës së majtë, të cilat morën pushtetin në shtator 2018, mbajtën vetëm 43 nga 90 vendet në parlament shkruan DailySabah
Pasi humbi mbështetjen joformale të Partisë së Majtë të opozitës në nëntor, ai ka pasur gjithnjë e më të vështirë kalimin e ligjeve përmes parlamentit.
“Me këtë koalicion, këtë situatë në parlament, unë nuk mund t’i plotësoj pritjet e njerëzve”, tha Sarec në një konferencë shtypi.
Pak para deklaratës së tij, agjencia kombëtare e lajmeve STA raportoi dorëheqjen e Ministrit të Financave, Andrej Bertoncelj.
Analistët thonë se Partia Demokratike Sllovene (SDS) e qendrës së djathtë e opozitës, e cila është partia më e madhe në parlament, ka të ngjarë të përpiqet të formojë një qeveri të re.
Zgjedhjet e parakohshme do të zhvilloheshin vetëm nëse kjo përpjekje dështon.
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...
Dëmtohet kablloja elektrike nënujore që lidh Finlandën dhe E...
Pritjet në piken kufitare te Dheu i Bardhë mbi gjysmë ore
Presidenti i FFK-së takohet me kryetarin e Gjilanit, diskuto...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në ceremoninë e vënies së g...