Kryeministri i Armenisë, Serzh Sarkisian, ka dhënë dorëheqje, thuhet në një njoftim të publikuar në ueb-faqen e tij.
Dorëheqja e Sarkisian vjen në kohën kur në Jerevan dhe në qytete të tjera, për të njëmbëdhjetën ditë me radhë, qytetarët kanë protestuar duke kërkuar dorëheqjen e tij.
Sarkisian u zgjodh kryeministër më 17 prill, vetëm tetë ditë pasi kishte përfunduar mandatin e dytë si president.
Sipas ndryshimeve kushtetuese të miratuara më 2015 në Armeni, fuqitë kryesore ekzekutive kanë kaluar nga presidenti te posti i kryeministrit.
Sarkisian kishte deklaruar më parë se ai nuk ka për synim të bëhet kryeministër, por pas zgjedhjes së tij në këtë post, protestuesit e kanë akuzuar atë se ka shkelur këtë zotim, vetëm për të qëndruar në pushtet.
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Fenerbahçe interesohet për Muriqin
Qeveria dërgon mbi një milion euro në Luginë, Sinani: Ky fin...
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...
Kurti: Tre milionë euro investim në arsim për Komunën e Mali...
Rrëzimi i aeroplanit në Kazakistan, Rama: Shprehim ngushëlli...