Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Donald Trump, Michael Flynn, ka dhënë dorëheqjen për kontaktet e tij me Rusinë, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë .
Flynn është akuzuar se ka diskutuar për sanksionet amerikane me ambasadorin rus përpara se Trump mori detyrën.
Ai thuhet se ka mashtruar zyrtarët rreth kësaj bisede.
Më herët, mediat amerikane njoftuan se Departamenti i Drejtësisë e kishte paralajmëruar Shtëpinë e Bardhë për këto kontakte muajin e kaluar.
Ata thanë se Flynn mund të shantazhohet nga Rusia.
Demokratët e lartë kanë bërë thirrje që Flynn të pushohet nga ajo pozitë.
Është e jashtëligjshme që personat jo zyrtarë të merren me diplomacinë amerikane. Biseda e Flynn e realizuar me ambasadorin rus thuhet të jetë bërë para se ai të emërohet këshilltar në administratën e re.
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...