Drejtoresha e teatrit shtetëror në Moskë “Meyerhold Center”, të enjten, e quajti publikisht presidentin rus, Vladimir Putin, vrasës, pak para se të jepte dorëheqje nga pozita e saj, në shenjë proteste ndaj sulmit të Rusisë në Ukrainë.
“Miq, në shenjë proteste, kundër pushtimit rus të Ukrainës, po jap dorëheqjen”, ka shkruar Elena Kovalskaya në rrjetin social Facebook.
“Nuk mund të punosh për një vrasës dhe të paguhesh prej tij”.
“Unë do t’i çoj projektet e mia deri në fund, mbi baza vullnetare”, tha Kovalskaya, shkruan The Insider, transmeton Klankosova.tv.
Putin, sot herët në mëngjes, ka dhënë urdhër ushtarak që të fillojë sulmi ushtarak ndaj Ukrainës.
Walker: Libri shpërfaq krimin e Serbisë mbi njerëzimin
Shaqiri bëhet aksionar tek ky klub zviceran
Blinken paraqet planin për qeverisjen e Gazës pasi përfundim...
Inceneratori i Tiranës, gjykim të shkurtuar për ish deputeti...
Abdixhiku në Prishtinë: LDK është partia e ndryshimit
Kurti në Kaçanik: 10 minuta për të vendosur 4 vjet dinjitet ...