Ambasadorja e SHBA-ve në Meksikë, Roberta Jacobson, ka ofruar dorëheqjen e saj dhe pritet të largohet nga pozita gjatë pranverës.
Ajo ka ofruar dorëheqjen e saj në mes të marrëdhënieve të tensionuara mes dy vendeve dhe në valën e dorëheqjeve tjera nga administrate Trump, transmeton portali arbresh.info
Përmes një shënimi, ajo ka bërë të ditur se dorëheqja e saj hyn në fuqi me 5 maj.
“Pas më shumë se tridhjetë e një vet në shërbim qeverisës të SHBA-ve, unë kam marrë një vendim të vështirë, duke vendosur se tani është koha e duhur për të kaluar në sfida të reja. Ky vendim është gjithnjë e më i vështirë për shkak të besimit tim të thellë në rëndësinë e marrëdhënieve SHBA-Meksikë “, ka deklaruar ajo.
Marrëdhëniet diplomatike mes Uashingtonit dhe Meksikës janë tensionuar nën administratën Trump.
Presidenti Donald Trump ka mbajtur qëndrim të ashpër me Meksikën, sidomos në lidhje me migracionin dhe tregtinë dhe në mënyrë të përsëritur është zotuar për ndërtimin e murit kufitar mes dy vendeve./arbresh.info/
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...