Sipas një sondazhi global, migrimi është rritur në një nivel shqetësues, ndërsa më të shqetësuarit janë banorët e Turqisë, Italisë, Suedisë dhe Gjermanisë.
Tre të katërtat e personave që morrën pjesë në sondazhin e Instiutit Ipsos kanë thënë se numri i emigrantëve në vendet e tyre është rritur shumë gjatë pesë viteve të fundit.
Megjithatë, shifrat kanë shënuar rënie në krahasaim me vitin 2016, ku atë periudha shifra ishte diku rreth 78%, ndërsa në vitin 2015 dikur rreth 82%, shkruan Le Figaro, transmeton portali arbresh.info
Turqia kryesonte listën e vendeve me shqetësime rreth migrimit, ku 78% të të anketuarve kanë thënë se emigrimi ‘po i zë frymën vendit’, pasuar më pas nga Italia (74%), Suedia (66%) dhe Gjermania (65%).
Në Francë 58% e qytetarëve mendojnë se emigracioni është rritur ndjeshëm.
Sipas gjetjeve, vetëm 21% e të të anketuarve mendojnë se emigracioni ka pasur ndikim pozitiv në vendin e tyre. Megjithatë, kjo shifër ishte vetëm 14 përqind në Francë (një rritje e lehtë në shifrën 2016 prej 11 përqind) dhe 18 përqind në Gjermani, e cila shkon në votime më 24 shtator.
Britanikët kanë një pamje më optimiste të emigracionit, sipas sondazhit, pasi 40% e banorëve e shohin emigracionin si pozitiv. Kanadaja dhe SHBA patën rezultate të ngjashme, ku rreth 37% e qytetarëve mendojnë se emigracioni ka sjellur përfitime.
Në pyetjes se a mendojnë se aktet terroriste në vendin e tyre lidhen me refugjatët, shumica e të të anketuarve janë përgjigjur me ‘pajtohem plotësisht’ ose ‘pajtohen disi’.
Anketa u krye me 18 mijë njerëz nga 25 vende të ndryshme të botës./arbresh.info/
Xavi Simons i Leipzig pritet të mungojë disa javë
Putin: “Topi” i bisedimeve është në anën e Ukrainës
Digjet një veturë në Ferizaj, dëmi deri në 20 mijë euro
Të paktën 7 vende kundërshtojnë anëtarësimin e Ukrainës në N...
Petkoviq: Insistova në formimin e Asociacionit
Takimet me diasporën, Rama niset drejt Nju Jorkut, logoja e ...