Jemen, shkon mbi 1 mijë numri i të vdekurve nga kolera

01:10 | 30 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Numri i të vdekurve nga epidemia e kolerës në Jemenin e shkatërruar nga lufta është rritur në 1,992 që nga fundi i prillit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Në deklaratë thuhet se që nga 27 prilli janë raportuar rreth 419,804 raste që dyshohet se janë prekur kjo sëmundje, transmeton portali arbresh.info

Numri më i madh i viktimave u raportuan nga provincat veriperëndimore Hajjah dhe në portin e Detit të Kuq të Hodeidës.

Sipas OBSH-së, epidemia po vazhdon duke u rritur, duke prekur rreth 5 mijë persona në ditë.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në Jemen thekson se deri në fund të vitit 2017 pritet që numri i të prekurve nga kolera të shkojë deri në 600 mijë.

Jamie McGoldrick, koordinatori humanitar i OKB-së për Jemen thekson se ‘kolera ka plasur në vend si shkak i konfliktit’.

Më shumë se dy vjet në luftë, Jemeni po përballet me një kolaps total, ku dy të tretat e popullsisë së përgjithshme, rreth 19 milionë, kanë nevojë për ndihmë humanitare.

Rreth 10.3 milionë njerëz janë në prag të urisë dhe 14.5 milionë kanë mungesë të ujit të pijshëm.

Më pak se 45 për qind e spitaleve të vendit janë funksionale, por edhe ato operacionale po përballen me sfida të mëdha, sidomos mungesa e barnave, pajisjeve mjekësore dhe stafit./Arbresh.info

Të ngjashme