Jemen: Separatistët marrin nën kontrollë ndërtesat qeveritare në Aden

20:50 | 28 Janar 2018
Trina Galanxhi

Separatistët në Jemenin jugor kanë arritur të marrin nën kontrollë ndërtesat qeveritare në qytetin Aden, mes përleshjeve më të ashpra me forcat e Presidentit Abdrabbuh Mansour Hadi.

Kryeministri Ahmed bin Dagher ka akuzuar separatistët për ngritjen e një grushti shteti, shkruan “BBC”, transmeton portali arbresh.info

Aden shërbren si një bazë e përkohshme e qeverisë Hadi, me rebelër Houthi që kontrollojnë kryeqytetin Sanaa.

Zhvillimet e fundit e komplikojnë edhe më shumë situatën e tmerrshme në Jemen, ku miliona njerëz kanë nevojë për ndihmë.

Houthët vazhdojnë të mbajnë nën kontroll qytetin Sanna dhe territorin e vendit në veri dhe perëndim.

Ata kapën kryeqytetin në vitin 2014. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme