Google ADS

Jemen, rrëfimi i nënës që humbi katër djemtë në luftë

20:10 | 8 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Në qytetin e Taizit, në jugperëndim të Jemenit, dhimbja shkon duke u rritur gjithnjë e më shumë.

Menjëherë pas fillimit të një operacioni nga forcat pro-qeveritare për të thyer rrethimin rebel të Houthit në qytet muajin e kaluar, Umm Riyadh mori lajmin se djali i saj, Moussa, ishte vrarë në vijën e frontit.

Ai ishte djali i saj i katërt që humbi jetën në konfliktin që po zgjat prej tre vjetësh, transmeton portali arbresh.info

E premtja, dita e parë e fundjavës, duhet të shfrytëzohej për një drekë të bollshme me burrin e saj, 10 djemtë e saj, nuset dhe nipat e mbesat.

Por jetën që ajo bënte dikur, e humbi gjatë mesit të vitit 2015, pasi konflikti i fushatës ushatarke të drejtuar nga sauditët në mbështetje të Presidentit Abdrabbuh Mansour Hadi u përshkallëzua.

Umm Riyadh thotë se ajo dhe familja e saj u detyruan të largoheshin nga shtëpia e tyre në lagjen Al-Jahmaliyya nga luftëtarët rebelë.

Atë vit u vra djali i saj Taha, i cili po luftonte krah forcave pro-qeveritare, ndërsa më pas iu vra edhe djali Riyadh. Kamal u vra në fund të vitit 2016, ndërsa Moussa u vra në fund të janarit.

Për shumë familje ne Taiz, Umm Riyadh është shndërruar në një simbol të vuajtjes që ka prekur shumë familje.

Përkundër dhimbjes dhe vuajtjes, ajo vazhdon t’i lutet Perëndisë dhe për fatin e saj të mjetrë ajo thjesht thotë që “ishte e shkruar”.

Houthët dhe ish-aleatët e tyre besnikë ndaj udhëheqësit të ndjerë Ali Abdullah Saleh e rrethuan Taizin menjëherë pas fillimit të fushatës së drejtuar nga sauditët.

Pasi ata u dëbuan nga qyteti, rebelët morrën nën kontrollë hyrjen e qytetit, duke mos lejuar furnizimin me ushqim dhe medikamente.

Sipas OKB-së, për shkak të luftës së pamëshirshme që po zhvillohet, rreth 600 mijë persona janë larguar nga qyteti.

Pas vrasjes së ish-Presidentit Saleh nga Houthia në fund të vitit të kaluar, forcat pro-qeveritare kanë bërë një shtysë për t’i përzënë rebelët nga një numër frontesh të bllokuara më parë në të gjithë vendin.

Umm Khattabi, njëra nga nuset e veja të familjes, e vlerëson lartë forcën e vjehrrës së saj.

“Ajo është e duruar, lutet, agjëron. Sikur të ishte ndonjë nënë tjetër, ajo do kishte rënë në dy gjunjë deri tani”, thotë ajo.

Operacioni ushtarak ende vazhon në atë zonë, ndërsa qyteti dëshmon se disa nga luftimet që janë duke u zhvilluar së fundmi konsiderohen si më të dhunshmet.

Dy nga djemtë e nënës që humbi katër djemë në luftë janë ende në vijën e frontit.

E pyetur se si do të ndjehet kur të mbarojë lufta, ajo thotë se “do të jetë dita më e lumtur e jetës, por në të njejtën kohë edhe dita më e trishtueshme”.

Kjo familje ka humbur nga një djalë nëpër katër frontet që e rrethojnë qytetin./BBC/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme