Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka njoftuar se Huthitë në Jemen kanë pranuar të tërhiqen nga portet Al-Hudaydah, Salif dhe Ras-Issa, të cilat janë me rëndësi jetësore në Jemen, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Zyra për shtyp e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së thuhet se Huthitë kanë vendosur të tërhiqen në mënyrë të njëanshme nga Al-Hudaydah, Salif dhe Ras-Issa dhe të rivendosin forcat ushtarake.
Tërheqja nga portet do të fillojë nën vëzhgimin e OKB-së më 11 maj dhe do të përfundojë më 14 maj, thuhet në deklaratën ku shprehet kënaqësi për këtë vendim.
Porti Al-Hudaydah ka një rëndësi jetike për popullin e Jemenit për shkak se është pika hyrëse në Jemen për 90 për qind të produkteve ushqimore dhe 80 për qind të ndihmave humanitare.
– Marrëveshja e Stockholmit
Gjatë takimeve konsultuese të mbajtura nën kujdesin e OKB-së më 6-13 dhjetor 2018 në kryeqytetin e Suedisë, Stockholm, palët e Jemenit nënshkruan një marrëveshje lidhur me shkëmbimin e të burgosurve, armëpushimin dhe për portet Al-Hudaydah dhe Taiz.
Teksa armëpushimi i arritur në Al-Hudaydah ruan efektivitetin e tij, palët vazhdojnë bisedimet për tema të tilla si tërheqjen nga qyteti dhe shkëmbimin e të burgosurve.
Huthitë që nga viti 2014 e deri tani mbajnë nën kontroll kryeqytetin Sana dhe disa rajone të Jemenit në të cilin që prej një kohe të gjatë vazhdon destabiliteti politik.
Ndërkohë që koalicioni nën udhëheqjen e Arabisë Saudite që nga marsi i vitit 2015 ofron mbështetje për qeverinë e Jemenit kundër Huthive.
Në konfliktet e përjetuara në periudhën për më shumë se 4 vite në Jemen kanë humbur jetën mijëra njerëz. Gjithashtu ka arritur në përmasa të tmerrshme kriza humanitare që po rritet për shkak të luftës civile në Jemenin i cili është një ndër vendet më të varfra të botës.
Sipas OKB-së, në Jemenin ku përjetohet një nga krizat më të mëdha humanitare në botë, 10 milionë njerëz të cilët përbëjnë gjysmën e popullsisë, përballen me një rrezik urie. Më shumë se 22 milionë njerëz në vend kanë nevojë për ndihmë dhe mbrojtje.
Në vendin ku përjetohen kriza humanitare në shumë fusha, po rriten çdo ditë e më shumë sëmundjet epidemike kryesisht kolera për shkak të arsyeve të tilla si mungesa e qasjes në ujë të pastër, kequshqyerja, mungesa e ilaçeve dhe materialet mjekësore.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...