Jemen, përfshihet nga zjarri depo e ndihmave humanitare

22:53 | 31 Mars 2018
Trina Galanxhi

Një zjarr që ka përfshirë disa depo në Jemen, ka shkatërruar sasi të mëdha të ushqimit të OKB-së dhe furnizimeve të tjera humanitare.

Zjarri ka shpërthyer në një depo nga Programi Botëror i Ushqimit (WFP) në portin Hudaydah të Detit të Kuq, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info

Thuhet se në katër depo që u përfshinë nga zjarri janë shkatërruar rreth 50 ton ushqime.

Aty gjithashtu kishte edhe karburant dhe dyshekë për njerëzit e zhvendosur.

Shkaku i zjarrit është i paqartë.

Konflikti në Jemen ka lënë të vdekur rreth 10 mijë njerëz gjatë tre viteve të fundit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme