Ndihmat e para për Jemenin kanë hyrë në vend që kur koalicioni i udhëhequr nga Sauditët imponoi një bllokadë në zonat e mbajtura nga rebelët.
Në ndihmat e para të OKB-së janë përfshirë rreth 1.9 milion vaksina, tha përfaqësuesi i Unicef-it në Jemen, transmeton portali arbresh.info
Gjithashtu në Jemen kanë arritur edhe tre aeroplanë që mbartnin punonjës të ndihmës dhe staf ndërkombëtar nga Kryqi i Kuq.
Koalicioni imponoi bllokadën më 6 nëntor, dy ditë pasi rebelët gjuajtën një raketë në kryeqytetin saudit, Rijad.
Raketat, të shkarkuar nga lëvizja rebele Houthi, u ndalën në aeroportin ndërkombëtar të Riyadit.
Më shumë se 20 milionë njerëz janë në nevojë urgjente për ndihmë humanitare. 11 milionë nga ta janë fëmijë, ndërsa rreth 400 milionë janë të prekur nga kequshqyerja e rëndë akute./arbresh.info/
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...