Dhuna është përkeqësuar në Jemen, kur të paktën 150 persona janë vrarë gjatë një ofensive në orët e fundit.
Luftimet janë zhvilluar në portin e Detit të Kuq, që mbahet nga kryengritësit Houthi dhe ku ndodhen rreth 80 përqind e ndihmave humanitare për miliona banorë që ndodhen në prag të urisë, transmeton portali arbresh.info
Kjo ka qenë edhe arsyeja se pse Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, se nëse porti i Hudejdes do të shkatërrohej, atëherë kjo do të ishte një “katastrofë”.
Kryengritësit Houthi që konsiderohen të afërt me Iranin, kanë rezistuar dhunën nga koalicioni arab për rreth një jave.
Këtë mëngjes, burimet mjekësore vendase njoftuan për vrasjen e 142 militantëve Houthi.
Sipas mediave të Lindjes së Mesme, luftimet kanë vazhduar edhe sor përgjatë Viale Sanaas, në pjesën lindore të qytetit dhe në rrethinat periferike në veri.
Gjatë ditës së sotme, koalicioni i udhëhequr nga sauditët, i mbështetur nga SHBA-të dhe Egjipti, pretendonte se kishte qëlluar dhe shkatërruar disa radarë të përdorur nga kryengritësit ë një ishull të vogël jashtë Hudayda, në Detin e Kuq./arbresh.info/
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit
Sot prezantohen rezultatet përfundimtare të regjistrimit të ...
Parashikimi i motit për sot në Kosovë