Fundjava ka trokitur sërish më ankth në Francë, ku dhjetëra mijëra oficerë policie janë angazhuar në të gjithë vendin për t’i paraprirë një vale tjetër protestash të dhunshme të “jelekverdhëve”.
Këta të fundit, të mobilizuar rreth dy javë më parë për të kundërshtuar rritjen e ëmimit të karburanteve fosile nëpërmjet rritjes së taksave – e diktuar kjo nga Marrëveshja e Klimës në Paris më 2015 – e kanë shndërruar sidomos qendrën e Parisin, në një “tokë të djegur” në dy fundjava.
President Emmanuel Macron ka shfuqizuar rritjen e taksave, por zelli protestues nuk është ndalur.
Kreu i policisë së Parisit, Michel Delpuech tha se ka ende një frikë se në mesin e demonstruesve mund të depërtojnë grupet e dhunshme.
Policia e ndërhyrjes do të mbrojë pikat e njohura, siç është Harku i Triumfit, dhe të parandalojë njerëzit që të arrijnë në pallatin e njohur presidencial, Champs Elysse.
“Ne duhet të jemi gati për skenarin më të keq”, tha Delpuech në mediat franceze.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...