Anëtarët e lëvizjes së protestave në Francë, të vetëquajtur “Jelekët e Verdhë” kanë shkatërruar pothuajse 60% të rrjetit të të gjitha radarëve dhe kamerave të shpejtësisë në vend.
Lajmin e ka dhënë ministri i Brendshëm Christophe Castaner, i cili tha se dëmi i qëllimshëm ishte një kërcënim për sigurinë në rrugë dhe vë në rrezik jetën e qytetarëve.
Lëvizja e protestës nisi kundër rritjes së taksave të karburantit dhe pa shoferët të bllokojnë rrugët dhe kabinat e autostradave. Disa protestues mendojnë se kamerat e shpejtësisë janë vetëm një masë që gjeneron të ardhura e që merr para nga të varfërit.
Hugh Schofield i BBC në Paris, tha se prova e vandalizmit është e dukshme për të gjithë ata që drejtojnë automjetet në të gjithë Francën, me kamerat-radare të mbuluara me bojë ose shirit të zi për t’i ndaluar ato të punojnë.
Por shtrirja e dëmit – që tani besohet të ketë prekur më shumë se gjysmën e 3.200 kamerave të shpejtësisë në rrjetin rrugor të vendit – ishte e panjohur deri në deklaratën e Castaner të enjten.
Ai tha se pajisjet janë “neutralizuar, sulmuar ose shkatërruar” nga anëtarët e lëvizjes së protestës.
Kufijtë e shpejtësisë në Francë ishin tashmë të diskutueshme pasi qeveria uli kufirin në shumë rrugë kryesore nga 90 km/h në 80 km/h në fillim të vitit të kaluar.
Teksa numri i njerëzve që ndjekin protestat e fundjavës ka rënë që kur qeveria ka bërë disa lëshime të vogla, konflikti midis lëvizjes popullore dhe qeverisë mbetet një temë e përditshme e debatit në Francë./shqip/
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...