Koordinatori i “jelekëve të verdhë” për Parisin në Francë, Thierry Paul Valette, ka njoftuar se janë përgatitur për zgjedhjet e Parlamentit Evropian (PE) të cilat do të mbahen në maj, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për televizionin BFMTV, Valette tha se dëshirojnë të garojnë në zgjedhjet e PE-së të cilat do të zhvillohen më 26 maj dhe se për këtë kanë formuar listën e quajtur “Bashkimi i qytetarëve me jelekë të verdhë”
“Kemi për qëllim të ndërtojmë një Evropë më demokratike dhe më sociale”, tha se Valette, duke bërë të ditur se zhvilluar punimet dhe procedurat e nevojshme për të hyrë zyrtarisht në zgjedhje. Po ashtu vihet në dukje se në krye të listës është 42 vjeçari Valette.
Ndërsa edhe Ingrid Levavasseur, një nga “jelekët e verdhë” në një deklaratë disa ditë më parë shprehu formimin e një liste tjetër të emëruar si “Iniciativa për Bashkimin e Qytetarëve” për të marrë pjesë në zgjedhjet e PE-së ku në krye të kësaj liste është vetë ajo.
Levavasseur ka deklaruar se lëvizja e “jelekëve të verdhë”, zemërimin e francezëve duhet ta transformojë në një projekt politik dhe të sjellin zgjidhje për problemet e tyre ku dhe për këtë arsye do të hyjnë në politikë.
Gjithashtu edhe Patrick Cribouw një tjetër person nga “jelekët e verdhë” ka njoftuar se për të garuar në zgjedhjet e PE-së, veçmas nga të tjerët kanë përgatitur një listë tjetër të emëruar “Bashkimi i Verdhë”.
“Jelekët e verdhë” për të marrë pjesë në zgjedhjet e PE-së duhet të formojnë një listë me 79 kandidatë.
Protestat e “jelekëve të verdhë”
Protestat e “jelekëve të verdhë”, të cilat filluan më 17 nëntor 2018 si një reagim ndaj rritjes së taksave të karburantit dhe u zhvilluan në një kryengritje kundër presidentit francez, Emmanuel Macron, janë shndërruar në protestat më të dhunshme të viteve të fundit në vend.
Që nga 17 nëntori, mijëra protestues të quajtur “jelekët e verdhë”, tubohen në qytetet kryesore franceze, përfshirë kryeqytetin e Parisit, për të protestuar ndaj rritjes së diskutueshme të taksave të karburantit dhe përkeqësimit të gjendjes ekonomike.
Sipas të dhënave, në protesta kanë humbur jetën 11 persona dhe mbi 2.000 janë plagosur ndërsa mbi 6.000 të tjerë janë ndaluar.
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...