Policia franceze ka arrestuar 17 persona për djegien e një pike pagese rrugore në një austradë në qytetin Bandol nga ana e “jelekëve të verdhë”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shtatëmbëdhjetë të dyshuarit janë arrestuar pas djegies së pikës së pagesës rrugore në Bandol mbrëmë, raportoi gazeta Le Parisien, sipas së cilës, një pjesë e autostradës A50 është mbyllyr për qarkullim në dy drejtime.
Vinci, kompania e cila menaxhon autostradën, tha mbrëmë në një deklaratë se protestat në rrugë kanë shkaktuar dëme prej miliona eurosh.
Demonstruesit kanë bllokuar shumë rrugë dhe bulevarde në mbarë Francën që nga fillimi i protestave.
Protesta e “jelekëve të verdhë”, e cila filloi më 17 nëntor në shenjë reagimi ndaj rritjes së çmimeve të karburantit dhe e cila më pas u shndërrua në tërbim kundër qeverisë së presidentit Emmanuel Macron, është cilësuar si një nga protestat më të dhunshme në vitet e fundit në Francë.
Protestuesit, që përbëhen kryesisht nga persona të vendosur në zonat periferike për shkak të çmimeve të larta të qirave nëpër qendra, kërkojnë nga Macron dhe qeveria e tij të përmirësojnë kushtet ekonomike.
Jelekët e verdhë po ashtu kanë kërkuar që ligjet që prekin ngushtë jetën e qytetarëve të miratohen me referendum.
Tetë persona deri më tani kanë humbur jetën në protesta, mbi 4.300 janë arrestuar dhe më shumë se një mijë të tjerë janë plagosur.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...