Përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Sirinë, James Jeffrey dhe delegacioni shoqërues erdhi për takime zyrtare në Ankara, transmeton arbresh.info.
Në një prononcim të bërë për interesin e gazetarëve në aeroportin “Esenboga” Jeffrey tha se në Ankara vjen nga Gjeneva dhe u shpreh se “ka zhvillime ngazëlluese” në lidhje me çështjen e Sirisë.
Duke rikujtuar se turi i 3-të i mbledhjeve të Komitetit Kushtetues të Sirisë filluan në Gjenevë, ai tha: “Ishte një fillim i mirë. Inkurajimi i të gjithë anëtarëve të Komitetit Kushtetues dhe veçanërisht opozitarëve nga ana e Turqisë ndihmoi shumë”.
Jeffrey bëri të ditur se për momentin presin rezultatet e testit të koronavirusit të tipit të ri (Covid-19) të disa anëtarëve të Komitetit dhe shtoi: “Faktikisht kemi shumë shpresë se Komiteti Kushtetues do të bëjë progres në rrugën politike dhe me të vërtetë nuk do të braktisë përparimin”.
Kurse në lidhje me gjendjen në Siri, Përfaqësuesi amerikan tha: “Duhet të marrë fund faza ushtarake. Nuk ka më terren që mund të fitohet nga ana e regjimit. Regjimi duhet të kthehet në tryezën e negociatave dhe duhet të interesohet me pjesën tjetër të komunitetit ndërkombëtar. Kjo është përparësia jonë. Edhe me autoritetet turke do të bisedojmë për këtë çështje”.
“Në 2 vitet e fundit sa herë i jam përgjigjur kësaj pyetjeje? Amerika është një aleat i afërt i Turqisë. Edhe në shumë fusha përveç Sirisë e kemi provuar këtë”, tha Jeffrey.
Kurse pyetjes në lidhje me vlerësimin e rolit të Turqisë në zgjidhjen e çështjes së Sirisë ai iu përgjigj duke thënë: “Turqia është në pozicion qendrorë”.
Përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Sirinë, James Jeffrey, në kuadër të seancës së turit të 3-të të Komitetit Kushtetues të Sirisë ishte takuar të mërkurën në qytetin Gjenevë të Zvicrës me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, ambasadorin Sedat Onal./arbresh.info/
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...