Jeff Bezos është i pasur, të gjithë e dimë këtë.
Aq i pasur, saqë përkundër rekordit me marrëveshjen e divorcit prej 38 miliardë dollarë, ai sërish është njeriu më i pasur në botë, transmeton portali arbresh.info.
Ndonjëherë mund të jetë e vështirë për t’i vënë në konsideratë këto gjëra; pas një sasie të caktuar të miliardave a nuk tingëllojnë të gjithë numrat njësoj?
Për të krahasuar pasurinë e madhe të Bezos marrim shembull Mark Zuckerberg, themeluesin e sajtit social më të madh të botë.
Vlera neto e Zuckerberg pa dyshim është e lakmueshme, duke u vlerësuar më shumë se 70 miliardë dollarë, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.
Kur llogaritet ajo e Bezos, del që pasuria e Zuckerberg është vetëm gjysma e asaj që posedon drejtori i Amazonit.
Thënë ndryshe, vlera neto e Bezos është hiq më pak se 140 miliardë dollarë, pasi pasuria e tij u shtua goxha shumë këtë vit.
Që nga janari, pasuria e tij është rritur me 25 miliardë dollarë, duke e bërë atë përsëri personin më të pasur në botë dhe duke e vendosur atë 35 miliardë dollarë përpara miliarderit më të pasur më të pasur – Bill Gates.
Bezos është një nga njerëzit e paktë në Indeksin e Miliarderëve të Bloomberg – ose thjesht në jetën reale – për të parë rritjen e pasurisë së tij që nga fillimi i krizës aktuale të shëndetit publik.
Vetë Zuckerberg ka parë një rënie prej 8.4 miliardë dollarë në vlerën e tij neto që nga fillimi i vitit 2020./arbresh.info/
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...