Një nga njerëzit më të pasur në botë, Jeff Bezos, po largohet nga pozicioni i njeriut të parë të Amazon, njoftoi kompania.
Bezos do të marrë detyrën e kryetarit ekzekutiv të bordit të drejtorëve të Amazon, transmeton portali arbresh.info
Në një letër drejtuar punonjësve të Amazon, Bezos njoftoi se ai do të përqendrohej në “produkte të reja dhe iniciativa të hershme” në të ardhmen.
“Të jesh CEO i Amazon është përgjegjësi e madhe. Kur ke një përgjegjësi të tillë, është e vështirë të përqendrohesh në ndonjë gjë tjetër,” tha ai.
Bezos tha se ai do të vazhdojë të marrë pjesë në iniciativa të rëndësishme në Amazon, si dhe se ai planifikon të ndjekë më shumë filantropinë dhe interesa të tjerë – të tilla si Washington Post dhe kompania “Blue Origin”.
Njeriu i parë i Amazon do të jetë Andy Jesse. Jesse u bashkua me Amazon në 1997, ku ai ka udhëhequr ekipin e shërbimeve të Amazon që nga fillimi i saj.
Bezos themeloi Amazon në 1994 dhe që atëherë e ka kthyer atë nga një librari elektronike në një dyqan mega me pakicë në internet që shet dhe shpërndan të gjitha llojet e produkteve në të gjithë botën.
Në janar të vitit të kaluar, Amazon tejkaloi vlerën e tregut prej një miliard dollarësh nën udhëheqjen e Bezos. Tani vlen më shumë se 1.6 trilionë dollarë./arbresh.info/
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra