Ish-kryetari i ekstremit të djathtë, Jean Marie Le Pen, u dënua sot në apel me 5 000 euro gjobë nga drejtësia franceze pasi kishte cilësuar në vitin 2013 praninë e romëve si “bezdisësr” dhe “me erë”.
Gjykata e apelit e njohu të fajshëm për nxitje të urrejtjes dhe të diskriminimit për fjalët që kishte mbajtur gjatë një konference për shtyp.
“Ju keni shqetësime, me sa duket, me disa qindra romë që kanë në qytet një prani bezdisëse dhe të themi mbajnë erë. Kjo është vetëm maja e akullnajës”, kishte deklaruar Jean Marie Le Pen, presidenti honorifik i Frontit Nacional (FN), që drejtohet nga vajza e tij Marine, që aktualisht është në krye të sondazheve për raundin e parë të presidencialeve.
“Këto janë fjalë që i kam thënë sepse ashtu i mendoj”, kishte theksuar në gjykatë Jean Marie Le Pen, 88 vjeç, që përveç gjobës duhet t’i paguajë 2 000 euro dëmshpërblime dhe interesa “SOS Racisme” dhe 1 000 euro “Ligue des droits de l’Homme”, palët civile.
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...