Jean-Claude Juncker ka deklaruar se është i bindur që Brexit do të ndodhë, megjithatë ka këmbëngulur se do të jetë e vështirë për kufirin me Irlandën Veriore nëse Britania vendos të largohet pa marrëveshje.
“Jam i bindur që Brexit do të ndodhë”, tha ai për Sky Neës, përpara se të shikonte idetë e qeverisë Johnson për shtyerjen e bisedimeve, transmeton portali arbresh.info
Presidenti i Komisionit Europian ka theksuar se Brukseli do të insistojë të mbajë në kontroll kufirin mes Irlandës Veriore dhe Republikës në rast të një Brexit pa marrëveshje.
Megjithatë Juncker pohoi se BE-ja nuk ak asnjë lloj përgjegjësise për pasojat, duke shtuar se faji qëndron në Mbretërinë e Bashkuar.
“Ne duhet të sigurohemi që interesat e BE-së dhe tregut të brendshëm të ruhen”, tha ai.
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson është zotuar se Brexit do të ndodhë me 31 tetor pavarësisht nëse ekziston ose jo një marrëveshje.
Ndërkohë për median spanjolle El Pais, Juncker tha se ka ende kohë për të bërë një marrëveshje dhe përshkroi bisedimet e fundit me Johnson si ‘kontruktive dhe pjesërisht pozitive’.
“Unë nuk ndaj të njejtin mendim me ata që thonë se Johnson po luan lojëra me ne dhe me vetën e tij”, tha Juncker./arbresh.info/
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...