Japonia njoftoi se vendi është i gatshëm të shkarkojë ujërat radioaktive nga termocentrali bërthamor Fukushima në det në fund të gushtit ose në fillim të shtatorit, pavarësisht kundërshtimit nga peshkatarët vendas dhe disa vendeve.
Qeveria japoneze po shqyrton finalizimin e datës së fillimit të shkarkimit të ujërave pas kthimit të kryeministrit japonez Fumiko Kishido më 20 gusht nga samiti trepalësh me Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut në Camp David, sipas “Kyodo News”.
Plani i shkarkimit të ujërave, i shpallur në prill 2021, ka nxitur kritika të ashpra nga Kina, Koreja e Jugut, Koreja e Veriut dhe Tajvani, së bashku me organizatat ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara.
Tokio do të shkarkojë rreth 1,25 milion ton ujë në det në kuadër të përpjekjeve për të çaktivizuar termocentralin e shkatërruar nga cunami vdekjeprurës i vitit 2011.
Aktualisht, ka 1,32 milion ton ujë të kontaminuar që po ruhet në termocentralin e shkatërruar në Japoninë verilindore.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës