Japonia është duke punuar në vendosjen e sistemit antiraketor PAC – 3 në pjesën perëndimore të vendit, nëse raketat e Koresë së Veriut rrugës për në ishullin Guam në Paqësor cenojnë hapësirën ajrore japoneze, konfirmoi dje ministri i Mbrojtjes, Itsunori Onodera.
Onodera nuk dha shpjegim për atë nëse Japonia do të tentojë të shkatërrojë raketat e Koresë së Veriut.
Kohët e fundit, presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se Koreja e Veriut do të përballet “me zjarr dhe tërbim” për shkak të testimit të armëve bërthamore. Më pas, Koreja e Veriut bëri të ditur plan të hollësishëm për sulm në ishullin Guam, me katër raketa balistike me rreze të mesme veprimi.
Në Guam gjenden dy baza të mëdha me rreth 5.000 ushtarë amerikanë. Në njërën prej tyre, baza e aviacionit amerikan “Anderson”, gjenden bombardues me rreze veprimi të gjatë të cilët rregullisht fluturojnë drejt Koresë së Jugut kur Pheniani lançon raketa ose teston armë.
Herën e fundit Koreja e Veriut shkrepi raketë mbi Japoninë në vitin 1998, kur kreu lançim të pasuksesshëm të satelitit, i cili u rrëzua në pjesën veriore të Paqësorit. Tokio atëbotë mobilizoi PAC-3 bateritë, por nuk gjuajti, sepse ishte e paligjshme sipas kushtetutës japoneze të Paqësorit.
Megjithatë, kjo u ndryshua në vitin 2012, kur Qeveria aprovoi interpretimin e ri me të cilin mundësohet mbrojtja kolektive, apo me qëllim të ndihmesës së aleatëve, që do të përfshinte ndihmë në mbrojtjen e bazave aleate në ishullin Guam.
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...