Japonia ka ngrirë pasuritë e 19 kompanive, në mënyrë që të rrisë presion ndaj Koresë Veriore për ndalimin e armëve bërthamore dhe zhvillimin e raketave.
Kompanitë, të cilat tashmë janë sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara, merren me financimin, qymyrin dhe mineralet, transportin, përfshirë transportin dhe dërgimin e punëtorëve të Koresë së Veriut jashtë shtetit, shkruan “Japan Today”, transmeton portali arbresh.info
Një zyrtar i Ministrisë së Jashtme tha se masa e njëanshme tregon përkushtimin e Japonisë ndaj sanksioneve përpara një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku pritet të diskutohet për situatën me Korenë Veriore.
Japonia deri me tani ka ngrirë asetet e 103 kompanive dhe organizatave dhe 108 individëve.
Japonia ka vendosur sanksione edhe për rrëmbimin e 17 shtetasve të saj gjatë viteve 1970-1980, të cilët i ka trajtuar si spiunë.
Koreja Veriore ka pranuar rrëmbimin e 13 përsonave, ndërsa ka lejuar 5 nga ta që të vizitojnë Japoninë gjatë vitit 2002./arbresh.info/
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...