Japonia ka vendosur sanksione shtesë kundër Rusisë, duke bllokuar asetet e 398 qytetarëve rusë, përfshirë dy vajzat e rritura të presidentit Vladimir Putin, Katerina Tikhonova dhe Mariya Vorontsova, sipas një njoftimi të Ministrisë së Jashtme të Japonisë.
Këto masat e reja përfshijnë gjithashtu edhe anëtarët e familjes së ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, përkatësisht gruan e tij Mariya Lavrova dhe vajzën Yekaterina Vinokurova.
Japonia ka zgjeruar vazhdimisht sanksionet e saj kundër Rusisë që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, duke përfshirë ndalimin e importeve ruse si qymyri dhe vodka, reduktimin e investimeve të reja në Rusi dhe ngrirjen e aktiveve të mbajtura nga bankat kryesore.
Vende të tjera, përfshirë SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, kanë vendosur gjithashtu sanksione kundër familjeve të Putinit dhe Lavrov, shkruan CNN./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...