Japonia po kërkon nga 37 milionë njerëz që jetojnë në Tokio dhe qytetet tjera të përdorin sa më pak energjinë elektrike dhe ajrin e kondicionuar.
Japonia është kapluar nga një vale rekord e nxehtësisë, ku në disa pjesë të vendit temperaturat kanë shkuar deri në 40 gradë Celsius, transmeton portal arbresh.info
Qeveria u bëri thirrje qytetarëve në kryeqytet që të fikin dritat dhe çelsat e energjisë për tre orë pasdite dhe të përdorin ajrin e kondicionuar “në mënyrë të duhur”, ndërsa vendi po përballet me mungesat në rritje të energjisë.
Kërkesa vjen pavarësisht se ekspertët paralajmërojnë se temperaturat rekord mund të vazhdojnë për javë të tëra.
“Ju lutemi të kurseni sa më shumë energji, si për shembull duke fikur dritat që nuk janë në përdorim”, tha të hënën Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë.
Furnizimi me energji i Japonisë ka qenë i shtrënguar që nga marsi, kur një tërmet në verilindje detyroi disa termocentrale bërthamore të pezullonin funksionimin.
Në të njëjtën kohë kërkesa është në nivelin më të lartë që nga viti 2011, kur Japonia u godit nga tërmeti më i fortë në historinë e saj të regjistruar.
Ministria paralajmëroi se mospërputhja midis ofertës dhe kërkesës po bëhet “e rëndë”, por me temperaturat në rritje, furnizimi me energji është një sfidë me të cilën pritet të përballet Japonia.
Tokio për të katërtën ditë rradhazi është duke përjetuar një valë rekord të temperaturave të larta.
Të shtunën, temperaturat në kryeqytet arritën 35.4 gradë Celsius, ndërsa qyteti i Isesaki në veriperëndim të Tokios arriti në 40.2 gradë Celsius.
Temperature kaq të larta Japonia ka përjetuar së fundmi në vitin 1857./cnn/arbresh.info/
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike