“Në mesin e vendeve që mund të marrin ilaçin Avigan kundër gripit është dhe Turqia”, tha ministri i Jashtëm japonez, Toshimitsu Motegi.
Japonia ofron falas ilaçin kundër gripit për disa vende, përfshirë Turqinë, për të trajtuar pacientët me koronavirusin e ri (COVID-19), deklaroi ministri i Jashtëm japonez, Toshimitsu Motegi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç raporton agjencia e lajmeve Kyodo News, Motegi tha se 20 vende mund të marrin ilaçin Avigan, i cili aktualisht po kalon teste klinike, përfshirë Turqinë, Bullgarinë, Çekinë, Indonezinë, Iranin, Mianmarin dhe Arabinë Saudite.
“Tridhjetë vende të tjera kanë shfaqur interes për ilaçin”, tha Motegi para gazetarëve.“Ne do të punojmë me vendet e interesuara për zhvillimin e studimeve klinike të Avigan ndërkombëtarisht”, citoi agjencia të ketë thënë ai.
Avigan, i njohur gjithashtu si Favipiravir, është një ilaç antiviral i zhvilluar nga Toyama Chemical e Japonisë për të trajtuar gripin, por studiuesit në Kinë thonë se ka efekt edhe ndaj koronavirusit.
Japonia ka mbi 4.250 raste të konfirmuara me COVID-19 ndërsa 93 kanë vdekur.Kryeministri japonez, Shinzo Abe të martën shpalli gjendje të jashtëzakonshme njëmujore në të paktën 7 prefektura nga 47, përfshirë Tokion, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Masat e reja i lejojnë pushtetit lokal të ndërmarrë hapa më rigoroze parandaluese, përfshirë kërkesën për të qëndruar në shtëpi dhe të kufizojë funksionimin e shkollave dhe shërbimeve të tjera.
Që kur u shfaq në Wuhan të Kinës, dhjetorin e kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë globin, me numrin e rasteve të konfirmuara që tani tejkalon shifrën 1.42 milionë persona.
Numri i vdekjeve në të gjithë botën deri tani ka arritur në mbi 82 mijë.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...