Japonia u godit nga një tërmet, frikë se mund të shpërthejë edhe një vullkan

07:50 | 3 Dhjetor 2021
Trina Galanxhi

Autoritetet japoneze kanë lehtësuar spekulimet për një shpërthim të mundshëm vullkanit në malin Fuji, maja më e lartë në vend.

Diskutimet për shpërthimin e vullkanit shpërthyen në mediat sociale, pasi vendi u godit nga një tërmet 4.8 shkallë, transmeton portal arbresh.info

Një tërmet me magnitudë 4.8 goditi zonën pranë malit kult, 100 km në perëndim të Tokios, në orën 6:37 (21:37 GMT, të enjten), por nuk pati raportime për të lënduar, viktima apo dëme të mëdha materiale.

Hashtagu “Shpërthimi i malit Fuji” filloi të bëhej i njohur në Tëitter dhe një përdorues shkroi: “Tokio do të ishte në telashe të vërteta nëse mali Fuji do të shpërthente. Duke qenë se infeksioni me koronavirus është në vazhdim, ku mund të shpëtojmë?”

Vullkani shpërtheu për herë të fundit më shumë se 300 vjet më parë, por ai është ende aktiv dhe herë pas here kalon nëpër periudha aktiviteti që mund të prodhojnë disa qindra tërmete në muaj.

Një panel i qeverisë japoneze paralajmëroi vitin e kaluar se çdo shpërthim i madh do të hidhte aq shumë hi në Tokio sa rrjeti i saj i trafikut të trenave dhe autostradave do të paralizohej brenda tre orësh./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme