Japonia u bën thirrje 37 milionë banorëve që të ndalin dritat

12:07 | 27 Qershor 2022
K.B

Qeveria japoneze u ka bërë thirrje banorëve të Tokios dhe zonave përreth që të përdorin më pak rrymë të hënën, teksa është paralajmëruar se mund të ketë mungesa, meqë Japonia është duke u përballur me valë të të nxehtit.

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë pret që kërkesa për rrymë të jetë jashtëzakonisht e madhe pasdite.

Sipas ministrisë, njerëzit duhet të ndalin dritat e panevojshme, por që të përdorin kondicionerin, për të parandaluar sulmet e të nxehtit.

Sektori i energjisë në Japoni është përballur me vështirësi pas një tërmeti që është regjistruar në rajonin verilindor në muajin mars, çka ka rezultuar me pezullim të punës në disa centrale bërthamore. /Rel/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme