Kryeministri japonez, Fumio Kishida, ka bërë të ditura planet për të ndryshuar statusin ligjor për COVID-19, sëmundjen që shkakton koronavirusi, duke e trajtuar atë njëjtë sikurse gripin sezonal.
Një hap i tillë do të mund të relaksojë edhe më shumë masat për luftim të pandemisë, teksa Japonia tenton t’i kthehet jetës normale.
Në mesin e masave që aktualisht zbatohet në Japoni është vendosja e maskës.
Kishida ka thënë se ka udhëzuar ekspertët dhe zyrtarët qeveritarë që të diskutojnë detajet për ndryshimin e statusit për COVID-19.
Ky ndryshim do të shfuqizonte masën e vetizolimit dhe do t’iu mundësonte pacientëve me koronavirus që të kërkojnë trajtim në secilin special, për dallim prej tani që mund të drejtohen vetëm në disa institucione të specializuara.
“Në mënyrë që t’i kthehemi jetës normale në Japoni, ne do të studiojmë masa konkrete që gradualisht të kalojmë në fazën e re”, ka thënë Kishida.
Ai i ka bërë këto deklarata teksa Japonia përballet me shifra rekorde të infektimit dhe vdekjeve, në atë që konsiderohet vala e tetë prej shpërthimit të pandemisë.
Sipas Ministrisë japoneze të Shëndetësisë, shifrat ditore të vdekjeve kanë arritur në deri 503 në fundjavën e kaluar.
Ekspertët besojnë se kjo rritje mund të lidhet me përkeqësim të sëmundjeve kronike te pacientët e moshuar.
Në Japoni, COVD-19 kategorizohet si sëmundje e shkallës së dytë, bashkë me SARS-in dhe tuberkulozin.
Pacientët me këto sëmundje duhet të izolohen dhe shpërthimi i këtyre sëmundjeve u mundëson qeverive lokale që të shpallin masa emergjente.
Kategorizimi i COVID-19 në shkallën e pestë nënkupton edhe heqjen e masave.
Për koronavirusin e ri është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.
Më shumë se 6.7 milionë njerëz kanë vdekur që prej shpërthimit të pandemisë në gjithë botën.
Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave, të përcjella nga India dhe Brazili./rel
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve