Fakti që nuk ka ndonjë përmirësim në trajtimin e sjelljes së keqe seksuale midis komunitetit mësimdhënës në Japoni është “jashtëzakonisht serioz”, tha një zyrtar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Të dhënat e fundit nga Ministria e Arsimit në Japoni tregojnë se të paktën 273 mësues në shkollat publike përballen me ndëshkim për sjellje të keqe seksuale në vitin fiskal 2019, njoftoi sot Kyodo News.
Ky është numri i dytë më i lartë i rasteve të tilla në vend të raportuara deri më tani. Në vitin 2018, u gjetën 283 raste të tilla, kurse 153 mësues humbën punën e tyre ndërsa 50 u pezulluan dhe 16 të tjerëve u shkurtuan pagat. Mbi 97 për qind e shkelësve ishin meshkuj.
Të dhënat e reja tregojnë se shumica e të akuzuarve u gjetën të përfshirë me një sjellje të tillë me nxënëset e tyre ose ish-nxënëset që ishin ende nën moshën 18-vjeç.
“Është jashtëzakonisht serioze që masat tona nuk e kanë përmirësuar situatën”, tha një zyrtar anonim i Ministrisë së Arsimit.
Ministria po zbaton “masa të rrepta parandaluese të tilla si ndalimi i ndërveprimeve private midis mësuesve dhe nxënësve të tyre në mediat sociale”.
Bordet arsimore të Japonisë në të gjithë 47 provincat e saj janë nxitur nga Ministria Federale e Arsimit që “të shkarkojë të gjithë stafin mësimdhënës që zbulohet se ka patur sjellje keqe seksuale”.
Ministria po punon për të rritur periudhën e ndërprerjes nga 3 në 5 vjet për ata që humbin licencën e tyre të mësimdhënies për shkak të ndëshkimit për sjellje të tillë.
Rritje e lartë e “shtatzënive të padëshiruara”
Ndërkohë, Japonia raportoi gjithashtu një “rritje” të “shtatzënive të padëshiruara” që nga prilli midis pandemisë së COVID-19.
Raporte të tilla detyruan Ministrinë e Shëndetësisë të vendit të nisë një studim mbarëkombëtar për të formuar një politikë për të mbështetur gratë.
Rritja e shtatzënive të papritura është “veçanërisht e dukshme në mesin e vajzave adoleshente dhe femrave në të 20-at”. Përveç kësaj, të dhënat e qeverisë tregojnë se ka gjithashtu një rritje të abuzimit seksual “si pasojë indirekte e pandemisë”, raportoi Kyodo.
Mikkumie, një organizatë joqeveritare në provincën qendrore Mia të Japonisë, tha se mbyllja e shkollave për shkak të pandemisë “gjatë valës fillestare të pandemisë duket se ka rritur shtatzënitë e adoleshentëve”.
Noriko Matsuoka, përfaqësuesi i OJQ-së tha se: “Ka pasur një rritje të dukshme të këtij lloji të konsultave (shtatzënisë), të cilat duket se janë pasojë e COVID-19”.
OJQ-ja tha se për të gjitha thirrjet që mori “pothuajse gjysma e telefonatave ishin nga adoleshentët, shumë prej tyre vajza të reja”.
“Pa asnjë aktivitet në shkollë apo klub ku merrnin pjesë, disa prej tyre kishin përdorur mediat sociale për të ‘takuar njerëz që nuk i njihnin'”, tha Matsuoka.
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale