Pesë raste të variantit të ri të koronavirusit që po përhapet në Britani janë raportuar sot nga Japonia.
Vendi deri tani i është shmangur numrave të mëdhenj të infeksioneve që ka parë Evropa dhe SHBA, por infektimet ditore kaluan 3000 për herë të parë këtë muaj.
Pesë të infektuarit me variantin e ri më të transmetueshëm të Covid-19, ishin kthyer të gjithë nga Britania. Mediat japoneze thonin se ata vendosur në karantinë dhe zyrtarët po hetonin mbi kontaktet e tyre dhe rrugët e mundshme të infektimit.
Japonia kishte ndaluar ardhjet nga Britania përveç rezidentëve apo qytetarëve japonezë që ktheheshin në vend.
Varianti i ri me mutacion i koronavirusit ka sjellë kufizime shtesë të udhëtimeve në botë, ndërsa disa vende si Arabia Saudite kanë mbyllur kufijtë me Londrën.
Të tjera vende që nga El Salvador deri te Finlanda kanë ndaluar udhëtimet nga Britania apo të njerëzve me kombësi britanike.
Me hyrjen e vitit të ri Japonia pritet të nisë programin e vaksinimit teksa vendi ka prenotuar 290 milionë doza të vaksinave Pfizer, AstraZeneca e Moderna – të cilat mjaftojnë për 145 milionë njerëz, sipas raportimeve.
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”