Japonia për herë të parë emëron një grua për të komanduar anijet luftarake

23:00 | 8 Mars 2018
Trina Galanxhi

Për herë të parë, Forcat Detare të Mbrojtjes në Japoni ka emëruar një grua për të komanduar një skuadro luftarake, duke përfshirë edhe anijen më të madhe të flotës JS Izumo.

Komandatja Ryoko Azuma do të komandojë Divizionin e Parë të eskortit MSDF, i cili përfshin katër anije dhe 1 mijë marinarë, ku vetëm 30 prej tyre janë gra, transmeton portali arbresh.info

Ajo ka minimizuar gjininë e saj kur u pyet nëse dëshiron që të ishte model për gratë tjera.

“Dua të bëj punën si një person që do të frymëzojë të tjerët”, tha ajo.

Azuma ishte regjistruar në flotën ushtarake në vitin 1996, por u ndalua nga shërbimi për shkak të gjinisë së saj.

Ministria e Mbrojtjes e ka shfuqizuar këtë ndalesë në vitin 2008, megjithatë shumica e vendeve ata ende lejojnë vetëm meshkujt të shërbejnë në nëndetëse./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme