Numri i lindjeve në Japoni ka rënë në nivelin më të ulët në 120 vite e fundit, raportoi Ministria japoneze e Shëndetësisë.
Kjo u bë e ditur nga vlerësimi për lindjet, të përiudhës janar – tetor 2019, që është në kuotën 921 mijë lindjeve.
”Kjo kuotë përkon me 25 mijë fëmijë më pak se një vit më parë dhe më e ulëta që nga viti 1899. Gjatë 30 viteve të fundit, shkalla e lindjeve ka rënë me një mesatare prej 30%, ndërsa numri i vdekjeve të këtij viti arriti maksimumin që nga pas lufta, një rezultat që kontribuon në pakësimin e popullsisë prej 448000 personash”, njoftoi ministria.
Ministria ka bërë me dije se strukturat tradicionale të familjes dhe stili i jetës së njerëzve në përgjithësi, kanë ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme gjatë 30 viteve të fundit, dinamikë që shpjegon rënien e pandalshme në normat e lindjes dhe një popullsi në plakje.
Viti 2018 konfirmohet si i treti radhazi në Japoni, ku lindjet ishin më pak se një milion njësi.
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’