Japonia votoi sot një paketë ligjesh që ndalojnë fluturimin e dronëve në qendrat olimpike të Tokios 2020 dhe zonat ushtarake amerikane për të parandaluar sulmet.
Do të jetë gjithashtu e ndaluar në qendrat e planifikuara për Kupën e Botës në Ragbi që pritet të nisë në shtator.
Ligji ndalon ndërkohë edhe përdorimin e dronëve në zona të tilla si Rezidenca e Kryeministrit apo Pallati Perandorak.
Të përdorësh dronë në zona me densitet të lartë të popullsisë është gjithashtu e ndaluar.
Një turist javën e kaluar u paralajmërua nga polica pasi ngriti një dron në kryqëzimin e famshëm në Shibuya, Tokio.
Shumë persona vunë në dijeni policinë se kishin parë një objekt që po fluturonte mbi Pallatin Perandorak përpara daljes së parë publike të perandorit të ri.
Real Madridi synon transferimin e mesfushorit të Liverpoolit
Rritje e lehtë e temperaturave, moti sot në Shqipëri
108 aksidente brenda një dite në Kosovë
Humb jetën një person në Viti, ishte duke pirë kafe në resto...
Vidhet një çantë me para në Graqanicë, policia po heton rast...
Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, arrestohet një person