Aktualisht Japonia është duke u përballur me ligje të ashpra të migrimit
Kabineti i Japonisë ka miratuar një projekligj për të lehtësuar rregullat e këtij shteti për imigrim.
Ligjet e reja, në rast të miratimit do të krijonin dy kategori të reja të vizave ashtu që t’iu mundësojnë të huajve hyrjen në këtë shtet për të punuar në sektorët ku ka mungesë të fuqisë punëtore.
Aktualisht Japonia është duke u përballur me ligje të ashpra të migrimit dhe pranon shumë pak persona nga shtetet tjera.
Mirëpo me rregullat e reja, më shumë persona do të mund të ambientoheshin në sektorët e ndërtimit, bujqësisë dhe kujdesit shëndetësor.
Punëtorët me viza të kategorisë së parë do të lejohen që të punojnë në këtë shtet për pesë vjet dhe të sjellin me vete edhe familjet e tyre, nëse kanë shkathtësi dhe kanë pak njohuri të gjuhës japoneze.
Ndërkohë punëtorët e pajisur me kategorinë e dytë të vizave duhet që paraprakisht të kenë më shumë shkathtësi për pozitën përkatëse dhe të jenë më pas në gjendje të aplikojnë për banim afatgjatë.
Projektligji që duhet të miratohet nga parlamenti që tani është duke u përballur me kritika nga partitë opozitare, të cilat kanë shprehur shqetësim për ndikimin që mund të ketë ky draft në paga dhe shkallën e krimit.
Sara i vendos një maskë Drilonit, Gresa e ngacmon
Inzaghi: Jam me fat që kam lojtarë të mëdhenj në klub
Shkon në 151 numri i të vdekurve pas rrëzimit të avionit në ...
Dogjën dy automjete në Durrës, arrestohen pas tre muajsh dy ...
Numër i madh i vizitorëve në Shkodër, Kalaja e Rozafës desti...
Kanosi një prokuror përmes rrjeteve sociale, arrestohet i dy...