Tokio po konsideron vendosjen e katër interceptorëve të raketave PAC-3 për të shuar çfarëdo rakete të Koresë së Veriut që lundrojnë në territorin japonez, të cilat mund të kenë për qëllim sulmin ndaj ishullit Guam.
Zyrtarët japonezë të Ministrisë së Mbrojtjes kanë deklaruar për mediat lokale se sistemi i mbrojtjes raketore ka gjasa të vendoser në tri baza, në Shimane, Hiroshima dhe Koçi, transmeton portali arbresh.info
Vendimi për vendosjen apo jo të interceptorëve do të bëhet brenda pak ditësh, thanë burimet për mediat japoneze.
Koreja Veriore ka deklaruar se do të sulmojë ishullin Guam në SHBA me katër raketa. Sipas tyre sulmi do të kryhet në mes të muajit gusht./Arbresh.info
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”