Google ADS

Japonia mban 1 minutë heshtje për nder të viktimave që u goditën nga tërmeti dhe cunami i vitit 2011

21:26 | 11 Mars 2018
Trina Galanxhi

E tërë Japonia ka mbajtur 1 minutë heshtje për nder të viktimave që humbën jetën gjatë tërmetit vdekjeprurës dhe cunamit që goditi vendin me 11 mars 2011.

Heshjta 1 minutëshe është shpallur nëpërmjet altoparlantëve të instaluar në rrugë në gjithë vendin, transmeton portali arbresh.info

Pas një minutë heshtje, filloi një ceremoni përkujtimi , ku morri pjesë edhe perandori japonez dhe anëtarë të qeverisë dhe parlamentit.

Shtatë vite më parë, më 11 mars 2011, një tërmet me magnitudë 9.0 goditi pjesët veri-lindore të Japonisë, duke vrarë më shumë 16 mijë njerëz në 12 prefektura.

Shumica e viktimave, rreth 90 përqind kanë humbur jetën për shkak të cunamit të shkaktuar nga tërmeti.

Rreth 2,539 persona janë ende të zhdukut dhe 30 mijë jetojnë në strehim të përkohshëm./arbresh.info/

https://twitter.com/kamewoaisuru/status/972728148461740032?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Fsputniknews.com%2Fasia%2F201803111062409252-japan-earthquake-victims%2F

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme